Valon Berisha kërkon fitore kundër Maltës

  • 13 November 2018 - 19:42
Valon Berisha kërkon fitore kundër Maltës

Valon Berisha në një prononcim për dhënë për “Supersport” është shprehur përpara ndeshjes me Maltën, e vlefshme për Nations League se duhet ta marrin shumë seriozisht këtë ndeshje, sepse luajnë në transfertë dhe duhet të marrin 3 pikë, në mënyrë që të jenë sa më gati për takimin e fundit me Azerbajxhanin.

“Përgatitjet kanë nisur dje. Sot kemi bërë një ushtrim të mirë, ku kemi punuar si do të luajmë në transfertë ndaj Maltës”, ka thënë ai.

“Me fitore puna bëhet më lehtë kështu, duke fituar në transfertë. Duhet ta marrim lojën shumë seriozisht, sepse ekipi vendas është më i favorizuar. Tani ndihem mirë, edhe te Lazio ndihem shumë mirë, do të mundohem që të bëj maksimumin”, është shprehur Valon Berisha.

 

(Kosova Sot)