Allegri dhe Ambra Angolini, me në fund do të martohen

  • 13 November 2018 - 20:18
Allegri dhe Ambra Angolini, me në fund do të martohen

Massimiliano Allegri dhe Ambra Angiolini më të dashuruar se kurrë.

Trajneri i Juventusit dhe aktorja italiane kanë vendosur të shkojnë në altar, madje ka fiksuar edhe kohën e ceremonisë së martesës.

Sipas revistës italiane “Chi”, ceremonia do të zhvillohet në qershor të vitit të ardhshëm.

Çifti ka nisur të mendojë për përgatitjet dhe për listën e të ftuarve.

Ata janë pikasur në dyqan, ku Allegri u ka dhuruar një orë shtrenjtë, dhuratë që Ambra e ka vlerësuar shumë.


 

(Kosova Sot)