KB Prishtina fiton në Euro Cup, mund Steaun e Bukureshtit

  • 13 November 2018 - 21:13
KB Prishtina fiton në Euro Cup, mund Steaun e Bukureshtit

KB Prishtina ka vazhduar formën e mirë që e ka këtë sezon në Euro Cup

Ata sonte në sallën “Adem Jashari” në Prishtinë kanë mundsur skuadrën rumune Steau Bukuresht me rezultat të përgjithshëm 74:69.

Çereku i parë përfundoi me fitoren e Prishtinës më rezultat 25:17, por në çerekun e dytë rumunët ishin më të mirë pasi që mundën Prishtinën me rezultat 9:19.

Pjesëloja e parë përfundoi me rezultat 34:36 në të mirë të mysafirëve.

Në çerekun e tretë KB Prishtina luan edhe më mirë dhe e fiton atë 23:12, por përsëri tregohen më të pasuksesshëm në çerekun e katër pasi që humbin 17:21.

Megjithatë kjo nuk i mjaftojë rumunëve dhe ata e humbin edhe ndeshjen e dytë kundër KB Prishtinën me rezultat 74:69.

Me këtë fitore Prishtina merr kryesimin e Grupit E të konferencës së dytë më 9 pikë, duke siguruar pjesëmarrjen në mesin e 16 skuadrave më të mira në Euro Cup.

Fituesi i këtij grupi përcaktohet në ndeshjen në Prishtinë kundër Bakken Bears që do të mbahet në Prishtinë më 21 nëntor.

 

(Kosova Sot)