Italia me formacion sulmues kundër Portugalisë

  • 13 November 2018 - 21:45
Italia me formacion sulmues kundër Portugalisë

Italia pritet të luaj me formacion 4-3-3 në Ligën e Kombeve në ndeshjen e fundit me Portugalinë, duke startua me Ciro Immobile, Federico Chiesa dhe Lorenzo Insigne në sulm

Azzurri janë pothuajse të sigurt që nuk do të zbresin në Ligën B pas fitores në fund jashtë kundër Polonisë, kështu që tani dëshirojnë që të marrin katër pikë nga tri ndeshje.

Portugalia ka gjashtë pikë nga dy ndeshje, kurse e pret Poloninë më 20 nëntor e cila mund të bie në Ligën B, kështu që matematikisht Italia mund ta fitojë Grupin 3 nëse Polonia fiton kundër Portugalisë.

Federico Bernardeschi nuk është ftuar në Kombëtare shkaku i një lëndimi, që është mungesë e madhe për Roberto Mancinin, përderisa ai në dy ndeshjet e fundit pati ekipe të ndryshme, kundër Ukrainës (miqësore) dhe kundër Polonisë.

Gjatë stërvitjeve të sotme, Kombëtarja ka përdorur formacionin 4-3-3 me Chiesan dhe Insignen në krah kurse në qendër me sulmuesin e Lazios, Ciro Immobile.

Duket se ende është e mundur që Insigne të luaj rolin e sulmuesit qendror, duke mos përjashtuar këtu sulmuesin e Sassuolos, Domenico Berardi apo si anësor, lojtari i Interit Matteo Politano.

Në mesfushë, Jorginho dhe Marcxo Verratti pritet që të startojnë, por edhe i riu i Cagliarit, Nicolo Barella është në garë me yllin në rritje të Romës Lorenzo Pellegrini. 

 

(Kosova Sot)