Tre gjigantët spanjoll, të lënduar në mbrojtje

  • 13 November 2018 - 22:48
Tre gjigantët spanjoll, të lënduar në mbrojtje

Barcelona, Atletico Madrid dhe Real Madrid janë duke vuajtur nga lëndimet të mëdha në mbrojtjen e tyre, më shumë lojtarë që kanë munguar në këtë periudhën e parë të LaLigas

Barcelona, Atlético Madrid dhe Real Madrid janë tre gjigantët spanjoll që janë duke vuajtur lëndimet në mbrojtje. Ata nuk janë aq mirë edhe në sulm, megjithatë, e cila gjë mund të shihet edhe në tabelën e ligës. Sevilla, Alaves dhe Espanyol janë të gjithë në top gjashtë dhe janë vetëm katër pikë që ndajnë njëra-tjetrën.

Ka pasur 44 mungesa në 12 ndeshje të lojtarëve si Nacho dhe Diego Godin që do të jenë jashtë edhe pas pushimit te ndeshjeve ndërkombëtare. Marcelo, Carvajal, Varane, Lucas, Savic dhe Gimenez po ashtu janë në garë me kohën që të rikthehen dhe nuk duhet sakt. Atletico dhe Barcelona do të përballen me njëra-tjetrën në Wanda Metropolitano së shpejti dhe Simeone pritet që ti mungojë së paku dy nga katër mbrojtësit e tij qëndrorë për këtë ndeshje

Vazhdojnë lëndimet në Real Madrid

Real Madrid ka vuajtur më së shumti nga lëndimet, megjithatë Sergio Ramos është i vetmi lojtar që ka luajtur tërë 1080 minutat e parë të këtij sezonit. Odriozola ka munguar në ligë për shkak të një lëndimi që e ka lënë atë jashtë në shtatë raste për shkaqe teknike. Carvajal ka munguar në shtatë ndeshje gjithashtu por mungesa e tij do të vazhdojë sepse është lënduar. Vallejo ka munguar gjashtë ndeshje shkaku i lëndimit edhe pse ai është lënë jashtë derisa të jetë fizikisht mirë dhe ende nuk ka debutuar në ndeshje zyrtare këtë sezon.

Marcelo ka munguar për katër ndeshje në ligë kundër Atleticos dhe Alaves dhe ai po ashtu mungoi edhe në ndeshjet e fundit kundër Valladolid dhe Celta Vigo. Varane u lëndua kundër Barcelonës dhe Nacho dhe Reguilon po ashtu do të jenë jashtë shkaku i lëndimeve, ndërka Nacho pritet të mungojë për disa muaj dhe do të mungojë edhe në Kupën Botërore të Klubeve, anësori i majtë, i riu Reguilon mund të jetë jashtë për së paku katër javë.

Atlético dhe Barcelona nuk janë më mirë

Atlético, në anën tjetër ka mungesa të mëdha, mungojnë Godin, Gimenez, Lucas dhe Savic. Kapiteni shënoi golin e fitores kundër Athletic Club përderisa ai është parë duke çaluar në fushë. Ai do të mungojë tri deri në katër javë shkaku i lëndimit. Gimenez dhe Lucas u lënduan kundër Dortmundit gjatë kësaj jave dhe po ashtu do të jenë jashtë dy deri në tri javë respektivisht. Savic është një rast edhe më ekstrem pasi që ka munguar në gjashtë ndeshjet të ligës. Arias ka thyer një brinjë me kolumbianin dhe Juanfranin që po ashtu nuk luajtën kundër Celtas, kurse i palënduar deri me tani mbetet vetëm Filipe Luis.

Në fund, Semedo, Pique, Lenglet, Umtiti dhe Jordi Alba janë disa nga ata që i kanë munguar Barcelonës këto ndeshje. Ata kanë humbur Sergi Roberton, Umtitin dhe Vermaelen me lëndime të ndryshme me Umtitin që tashmë është jashtë që dy muaj shkaku i lëndimit në gju. Vermaelen po ashtu ka munguar katër ndeshjet e fundit shkaku i lëndimit në ije.

Këto lëndimi janë çelësi për të kuptuar startin e dobët të tyre në ligë. Barça ka pësuar 18 gola në 12 ndeshje, 14 më shumë se sezonin e kaluar në të njëjtën pikë. Real Madrid ka pësuar 16 gola kurse Atletico, tetë. 

 

(Kosova Sot)