Rashkaj për Ismajlin: “Lojtar jo profesional, nuk i duhet Kosovës”

  • 13 November 2018 - 23:17
Rashkaj për Ismajlin: “Lojtar jo profesional, nuk i duhet Kosovës”

Të gjithë e kujtojmë Anel Rashkajn, që në marsin e vitit 2014, me përulësi kishte pranuar të përfaqësonte Kosovën, atëkohë ende të papranuar në organizatat më të mëdha të futbollit, si në UEFA dhe në FIFA.

Të gjithë e kujtojmë Anel Rashkajn, që në marsin e vitit 2014, me përulësi kishte pranuar të përfaqësonte Kosovën, atëkohë ende të papranuar në organizatat më të mëdha të futbollit, si në UEFA dhe në FIFA.

Djaloshi nga Prizreni, ishte një nga 23 futbollistët e ftuar nga trajneri Albert Bunjaki për ndeshjen e parë miqësore ndërkombëtare të Kosovës ndaj Haitit, e cila ishte zhvilluar në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë.

Ndeshja ndaj Haitit, edhe pse përfundoi 0-0, bën pjesë në ndeshjet e pakta që pavarësisht rezultatit arrin të dhurojnë emocione të papërshkrueshme, që mbesin në kujtesën e tifozëve përherë, që shënon fundin e një izolimi të padrejtë ndaj futbollit të Kosovës.

Katër vite nga ajo kohë, Përfaqësuesja e Kosovës ka përjetuar ndryshime të mëdha në skuadër, filluar edhe nga trajneri.

Sot pjesë e Kosovës nuk është as kapiteni i sfidës ndaj Haitit, Anel Rashkaj, i cili ka pranuar që ecuria e tij në vitet e fundit nuk i premton një vend në ekipin e ‘Dardanëve’, por i quan qesharake vendimet e disa lojtarëve që lëshojnë ekipin e Kosovës shkaku i mos paraqitjeve.

Veprim të njëjtë së fundi ka bërë mbrojtësi Ardian Ismaili, i cili ka lënë Kosovën për t’iu bashkuar Shqipërisë, edhe pse pak muaj më parë premtoi se do të vesh ‘fanellën’ e Dardanëve.

“Edhe në kohën e Bunjakit ka pas lojtarë që kanë qenë shumë të zhgënjyer që nuk kanë startuar në ndonjë ndeshje, mendoj që kjo është qesharake, si mundet një lojtar me i vendos kushte Përfaqësueses për me lu startues. Këtu kemi të bëjmë me lojtar jo profesional dhe individë të tillë është më mirë mos me i pasë në skuadrën kombëtare”, ka deklaruar Rashkaj teksa ka komentuar vendimin e Ismailit për të kaluar te Shqipëria.

Rashkaj aktualisht është pjesë e skuadrës AFC Eskilstunes në Suedi.

 

(Kosova Sot)