Modric: Kritikët e Ramosit? Njerëzit në futboll kanë memorie shumë të cekët

  • 15 November 2018 - 10:14
Modric: Kritikët e Ramosit? Njerëzit në futboll kanë memorie shumë të cekët

Përpara ndeshjes mes Kroacisë dhe Spanjës në kuadër të Ligës së Kombeve, mesfushori i Real Madrid, Luka Modric, ka diskutuar kritikat e fundit për bashkëlojtarin e tij Sergio Ramos.

Modric ua tha reporterëve se personaliteti i një lojtari është më i rëndësishëm se ajo çfarë bën në fushë.

“Në opinion tim, mendoj se gjithë kritikat për të kanë qenë pa vend, Në futboll, të gjithë kanë një memorie të cekët”.

“Ai ka një karakter dhe jam i sigurt se kritikat nuk janë problem për të”.

Ndeshja mes dy kombeve do të zhvillohet sonte prej orës 20:45 në stadiumin e Zagrebit “Maksimir”. 

(Kosova Sot)