Sergi Ramos lëndohet, ja sa mund të mungojë

  • 16 November 2018 - 17:41
Sergi Ramos lëndohet, ja sa mund të mungojë

Pas Nachos, Reguilon dhe Casemiros, është konfirmuar që Sergio Ramos ka përjetuar mbingarkesë në muskulin e këmbës së djathtë.

Qendërmbrojtësi pritet të mungojë në ndeshjen ndaj Eibar më 24 nëntor.

Ramos ishte pjesë e ndeshjes së mbrëmshme mes Kroacisë dhe Spanjës në kuadër të Ligës së Kombeve, të cilën e fitoi Kroacia me rezultatin 3-2.

“Po punoj në rikthimin tim, faleminderit për mesazhet e juaj”, ka shkruar Ramos në rrjetet sociale. 

 

(Kosova Sot)