Malazezët i refuzojnë serbët, s’i bashkohen thirrjeve të tyre “Kosova është Serbi”
Tifozët e Malit të Zi kanë refuzuar t’iu bashkohen thirrjeve të atyre serbë në një ndeshje të Ligës së Kombeve mes këtyre dy vendeve të shtunën.
Gjatë fitores së Serbisë 2-1 ndaj Malit të Zi në stadiumin “Marakana” në Beograd dhe Malit të Zi, tifozët malazezë, i refuzuan dikur bashkështetasit e vetë për të brohoritur “Kosova është Serbi”.
Serbët, si zakonisht në ndeshjet e ekipit të tyre kombëtar, edhe sot bënë thirrje raciste ndaj Kosovës.
Në një moment, ata u përpoqën t’i shtynin edhe tifozët mysafirë nga Mali i Zi të brohorisnin “Kosova është Serbi”, por pa sukses.
(Kosova Sot)