Eliminohet Kuka në Grand Prixin e Hagës

  • 18 November 2018 - 12:51
Eliminohet Kuka në Grand Prixin e Hagës

hudistja kosovare, Loriana Kuka, nuk arriti ta sigurojë një vend në çerekfinale në Grand Prixin e Hagës, pasi e humbi meçin e rundit të dytë.

Kuka pësoi disfatë kundër holandezes Ilona Lucassen, në meçin e rundit të dytë.

Kosovarja garonte në kategorinë -78 kilogramëshe.

Në këtë garë, Akil Gjakova dje e fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa Distria Krasniqi u mposht në çerekfinale.

 

(Kosova Sot)