Vozitësja 17-vjeçare i shpëton mrekullisht aksidentit me formulë

  • 18 November 2018 - 13:26
Vozitësja 17-vjeçare i shpëton mrekullisht aksidentit me formulë

Vozitësja gjermane 17-vjeçare, Sophia Floersch, arriti t’i shpëtojë një aksidenti të rrezikshëm gjatë pjesës së parë të garës F3 në Macau, ku po mbahet Kampionati Botëror për kategoritë më të ulëta të motoçikletave.

Në fotografinë më poshtë, Floersch, e cila filloi në pozitën e 19-të në këtë garë, duke e përfaqësuar Mercedesin, e goditi veturën e Sho Tsuboit dhe doli jashtë zonës për vozitje, duke i shkatërruar edhe barrierat anësore.

Gara ndaloi papritmas dhe gjendja shëndetësore e vozitës nuk u bë e ditur menjëherë, përkundër prezencës së komisionarëve dhe pjesëtarëve të stafit që qëndronin në atë pjesë ku kishte ndodhur aksidenti.

Megjithatë, pak kohë pasi ndodhi ky aksident dhe u dha vendimi që gara të vazhdojë, organizuesit e garës e lëshuan një deklaratë për media, ku thuhej se Floerch është transferuar në një spital për një ekzaminim më të hollësishëm, por kanë bërë të ditur se ajo ka vetëdije dhe nuk është në rrezik për jetë. 

 

 

(Kosova Sot)