Liga e Kombeve: Anglia dhe Kroacia luftojnë për një vend në gjysmëfinale dhe për t'i shpëtuar rënies nga liga

  • 18 November 2018 - 14:22
Liga e Kombeve: Anglia dhe Kroacia luftojnë për një vend në gjysmëfinale dhe për t'i shpëtuar rënies nga liga

Anglia do të jetë sot nikoqire e Kroacisë në një betejë për të siguruar vendin e parë në Grupin 4 të Ligës A, që do t’ia siguronte atyre një vend në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, dhe njëkohësisht për t'i shpëtuar rënies në Ligën B.

Anglia do të jetë sot nikoqire e Kroacisë në një betejë për të siguruar vendin e parë në Grupin 4 të Ligës A, që do t’ia siguronte atyre një vend në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.

Fituesi i këtij super dueli në “Wembley” do të jetë gjysmëfinalisti i dytë i Ligës së Kombeve, pas Portugalisë, e cila u bë Kombëtarja e parë që e siguron gjysmëfinalen pas barazimit mbrëmë ndaj Italisë.

Spanja është lidere e Grupi 4 me 6 pikë pas katër ndeshjeve, dy më shumë se Anglia dhe Kroacia, që renditet në vendin dy dhe tretë, përkatësisht.

Në rast se ndeshja mes Anglisë dhe Kroacisë mbyllet baras pa fitues, atëherë Spanja do të kalojë në gjysmëfinale.

Fitorja e cilës do kombëtare, qoftë Anglisë apo Kroacisë, e dërgon atë në gjysmëfinale. Ndërsa, skuadra që përfundon e fundit në grup, bie nga Liga A në atë B.

Ndeshja mes tyre zhvillohet sot në orën 15:00.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Anglia:

Kroacia:

 

 

(Kosova Sot)