Ivanovic lavdëron Shqipërinë

  • 08 October 2015 - 23:53
Ivanovic lavdëron Shqipërinë

Branislav Ivanovic ka lavdëruar Shqipërinë për organizimin e ndeshjes në Elbasan Arena.

Kapiteni i Serbisë, po ashtu ka komentuar shanset e ekipit kuqezi për kualifikim direkt në Euro 2016.

“Organizim i mirë, ndeshja e mirë. Jemi shumë të lumtur me rezultatin dhe po mundohemi ta ndryshojmë situatën tonë. Ishte ndeshje e vështirë për të dy skuadrat”, deklaroi ai pas ndeshjes.

“Ne erdhëm shumë të përgatitur, dhe e them sërish është fitore e madhe për ne. Shqipëria e ka situatën e qartë, e keni ndeshjen me Armeninë ku duhet të fitoni. Ndeshja sonte nuk shfaqi pasqyrën më të mirë të Shqipërisë, ndoshta për shkak të presionit të madh”, u shpreh ai.