Fjalët prekëse të Ballistit që gjyqtari nuk i mori parasysh

  • 09 October 2015 - 19:54
Fjalët prekëse të Ballistit që gjyqtari nuk i mori parasysh

Ismail Morina, i njohur si Ballisti Morina (personi që futi dronin në stadiumin e Beogradit rreth një vit më parë), do të qëndrojë në burg, ndërkohë që vijojnë hetimet. Gjykata ka vendosur sot masën e sigurisë ‘arrest me burg” në ngarkim të tij.

Me herët, vete Morina kërkoi mirëkuptim nga gjyqtarët. Para trupit gjykues, ndërkohë që prokuroria kishte kërkuar “Arrest me burg” Morina theksoi se nuk kërkon mëshirë, shkruan “Panorama Sport”.

“Do doja të gjendesha para ndonjë gjyqtari serb e të mbroja interesin e vendit tim por tani jam para gjyqtarit shqiptar dhe duhet të mbroj veten. Unë nuk kërkoj mëshirë, dua mirëkuptim nga ju, nëse do kem vendim pozitiv do ta nderoj atë deri në fund. Unë kam një familje që nuk e shoh prej dy vitesh, kam dy fëmijë për të rritur”- ka thënë ai.

Gjykata vendosi “detyrim paraqitje” për tre djemtë e tjerë që u arrestuan bashkë me të.