A ishte ky fajtori për humbjen e Shqipërisë?

  • 09 October 2015 - 20:45
A ishte ky fajtori për humbjen e Shqipërisë?

Publicisti shqiptar Salih Kabashi ka analizuar në mënyrë intereesante humbjen nga Serbia në Elbasan Arena.

 Publicisti shqiptar Salih Kabashi, kryeredaktori i revistës “Alternativa & Republika që botohet në Slloveni, pas ndeshjes Shqipëri-Serbi, në një status të faqes së tij në “Facebook”, shkruan:

“MOS u merzitni, ADEMI na mundi

Adem Lajqi një gol e përgatiti, tjetrin e dha vetë. Ademi është kelmendas me origjinë, kushëri me miqtë e mi të shumtë.

Ndeshja e sontme, edhepse vetëm sportive, ka treguar e ka dëshmuar se Serbia gjithmonë i ka mundë shqiptarët me ndihmën e vetë shqiptarëve.

Edhe diçka ka dëshmuar ndeshja e sontme:

Patriotë shqiptarë më të zjarrtë janë futbolldashësit tanë.

Simpatizantët e partive politike zakonisht janë bërllok.”

Ndërsa “thumbon” tradhëtarët, si dhe politikën shoviniste të serbëve, publicisti i njohur shqiptar për pikpamjet e tij nacionaliste Salih Kabashi, nuk do të harronte të vlerësonte tifozët kuqezi që e mbështetën kombëtaren, duke i quajtur patriotë ata, shkruan “Sportal.al”.