Spanja siguron “Euro 2016”,

  • 09 October 2015 - 23:12
Spanja siguron “Euro 2016”,

Spanja ka siguruar pjesëmarrjen në Euro 2016 si e para në grupin C, pasi si vendase ka mundur Luksemburgun, 4:0.

Carzola dhe Paco me nga dy gola, shënuan për fitoren e Spanjës.
Në anën tjetër në kuadër të grupit E, Anglia ka mposhtur 2:0 Estoninë, me golat e Walcott dhe Sterling.

Anglia që në shtator, ka siguruar pjesëmarrjen në evropianin që mbahet në Francë.