Rosberg mund Hamilton, gjermani pole në provat zyrtare në Sochi

  • 10 October 2015 - 15:44
Rosberg mund Hamilton, gjermani pole në provat zyrtare në Sochi

Është i Nico Rosberg pole position në Cmimin e Madh të Rusisë. Gjermani i Mercedes në pole position e tij të tretë sezonal si i pari në linjë, të dytin radhazi pas atij në Suzuka, tregoi një formë të shkëlqyer dhe në këtë të dielë luan shpresat e tij të reduktuara për të vënë në vështirësi shokun e skuadrës Lewis Hamilton në luftën për titullin e Botërorit më luksoz të shpejtësisë.

Piloti Anglez e mbylli i dyti, njëlloj si në Japoni, kur që në kthesën e parë mori kryesimin për të fituar më pas garën. Këtë të Diel, është e sigurt se Nico Rosberg do të bëjë cmos që dicka e tillë të mos përsëritet duke kërkuar revanshin. Në vendin e tretë përfundoi Valtteri Bottas me Wiliams që deri më tani është duke i shfaqur më mirë se sa Ferrari me skuadrën italiane që në kualifikuese realizoi kohën e katërt dhe të pestë respektivisht me Sebastian Vettel dhe Kimi Raikkonen.

Vazhdon të shkëlqejë i riu Max Vartappen, që do të niset në Cmimin e Madh të Rusisë i nënti pasi u tregua i zoti që me Toro Rosson e tij të qëndronte para Red Bullit të Daniel Ricciardo. Në ditën e aksidentit të frikshëm të Sainz në provat e treta  të lira, paguan shtrenjtë shpërqëndrimin idhulli i shtëpisë, rusi Daniil Kvyaat me Red Bullin dhe Felipe Massa me Williams që u eliminuan. Tjetër zhgënjim i madh dhe për Fernando Alonsons që priste të merrte ndonjë kënaqësi më tepër në prezencën e tij të 250 të karrierës në një Cmim të Madh, por u eliminua që në sesionin e parë të kualifikueseve