Joachim Low: Dua një Gjermani më efikase

  • 10 October 2015 - 16:13
Joachim Low: Dua një Gjermani më efikase

Me humbjen e papritur në fushën e Irlandës, Gjermania vuri në diskutim kualifikimin direkt në fazën finale të Europianit, megjithatë 4 herë kampionët e botës mund ta mbyllin të parët në grup fazën eliminatore nëse fitojnë me Gjeorgjinë, kurse barazimi u siguron një vend në “Francë 2016″, por jo vendin e parë. Për trajnerin Joakim Low, futbollistët e tij duhet të jenë me efikasë para portës, për të shmangur ndonjë surprizë të hidhur ndaj gjeorgjanëve në sfidën që do të luhet në Liepzig.

“Duhet të rritim eficiencën e punës sonë. Nuk po tregohemi të ashpër ndaj kundërshtarëve tanë sic kemi qenë në ndeshjet e mëparshme. Lojtarët duhet ta kuptojnë se kur të vjen një mundësi, ajo mund të jetë e fundit nëse nuk e shfrytëzon. Pavarësisht një shpërqendrimi të momentit, ne jemi në krye të klasifikimit dhe e kemi vetë në dorë fatin tonë”

Loë nuk pritet të bëjë ndryshime në 11-shen titullare, por shpreson të ketë në dispozicion një mesfushor me shumë eksperiencë, sikurse është Schwinsteiger.

“Bastian do të marrë pjesë në seancën stërvitore përmbyllëse dhe vetëm në momentet e fundit do të vendos nëse do të mund të japë kontribut për ndeshjen me Gjeorgjinë.”  

Nuk e vë në dyshim fitoren në Red Bull Arena, portieri Manuel Neuer, i cili humbjen me Irlandën e konsideron një episod që nuk do  të ndikojë në renditjen përfundimtare në Grup.