Kaos në FIFA, shtyhen zgjedhjet presidenciale?

  • 10 October 2015 - 16:18
Kaos në FIFA, shtyhen zgjedhjet presidenciale?

Fifa në kaos, tani rrezikohet edhe shtyrja e zgjedhjeve presidenciale për Presidencën. Ideja për të shtyrë zgjedhjet e programuara në shkurtin e ardhshëm po fiton gjithnjë e më shumë terren dhe do të diskutohet në Mbledhjen e Jashtëzakonshme të Komitetit Ekzekutiv në 20 tetor. Jo të gjithë janë dakord por Fifa është duke u rrënuar nga skandalet dhe drejtuesit e saj po përpiqen të gjejnë mënyrat për ta mbajtur në këmbë me një lëvizje që ngjason me atë të falimentimit të detyruar dhe marrjes në administrim të kompanive në ekonomi. Drejtuesit e Fifas synojnë të menaxhojnë krizën dhe më pas pas një viti apo ndoshta edhe dy të zhvillojnë zgjedhjet presidenciale, duke ja bësuar gjatë kësoj kohe postin e Presidentit një personaliteti të pavarur. Kjo pasi futbolli duhet të ecë përpara, por natyrisht jo me Blatter që të enjten paraqiti apelin e tij kundër ndëshkimit prej 90 ditësh pezullim nga detyra që i ishte dhënë nga Komiteti Etik. Ndoshta mund të vazhdojë përpara me Michel Platini. Të enjten e 15 tetorit në Nyon do të zhvillohet një Asamble urgjente me Presidentët e 54 Federatave Europiane të cilët pasi të dëgjojnë Presidentin aktual të Uefas- do të vendosin nëse do ta mbështesin sic kishin deklaruar më parë për zgjedhjet presidenciale të Fifa-s.