Messi: Për Dybalan do të flitet shumë në të ardhmen

  • 10 October 2015 - 16:27
Messi: Për Dybalan do të flitet shumë në të ardhmen

Lionel Messi nuk e ka humbur buzëqeshjen pavarësisht dëmtimit të pësuar ndaj Las Palmas në Camp Nou, që do ta mbajë për të paktën një muaj jashtë fushave të blertë. Pak ditë më parë i dërgoi një përqafim nga Facebook-u kombëtares argjentinase, duke premtuar se do të kthehet edhe më i fortë, ndërsa së fundmi nëpërmjet Tuttosport, dha një opinioin për sulmuesin e Juventusit Paulo Dybala.

“Paulo, – është shprehur Messi, – është një futbollist i madh dhe me të ardhme. Siogurisht vitet e ardhshme do të flitet shumë për të.”

Në fakt për Dybalan kanë folur me superlativa shumë kolegë të tij futbollistë, por kur vlerësimet më të mira vijnë nga katër herë fituesi i tipit të artë, është dicka tjetër.

21-vjecari shpeshherë ka marrë avionin për ta ndjekur nga shkallët e stadiumit Camp Nou idhullin e tij, ndërsa më 23 shtator, kur mori për herë të parë ftesën nga Tata Martino, kuptoi se po i realizohej ëndrra për të luajtur përkrah Messit, por kjo ëndërr zgjati vetëm 3 ditë, pasi sulmuesi i Barcelonës u dëmtua dhe nuk mund të jepte kontribut për Argjentinën në sfidat e para eliminatore të Botërorit.

Messi nuk është një tip që flet shumë, por fjalët për Dybalan duket se i ka me zemër. Thuhet se nëse FIFA nuk do ta pezullonte merkaton e Barcelonës verën e kaluar, klubi katalanas do të bënte gjithcka për ta rrëmbyer Dybalan nga Palermo. Edhe në këtë rast ka qenë opinioni pozitiv i Messit që i shtynë drejtuesit katalanas për të vëzhguar nga afër djaloshin e ri argjentinas, për kartonin e të cilit, Juventusi më pas shpenzoi 32 milionë euro plus 8 të tjera bonus.