Hovsepyan: Duam të fitojmë, por jo për nder

  • 10 October 2015 - 19:21
Hovsepyan: Duam të fitojmë, por jo për nder

Trajneri i Armenisë, Sargis Hovsepyan, deklaroi para ndeshjes së fundit në Grup me Shqipërinë se do të jetë i lumtur nëse skuadra e tij do të zhvillojë një lojë të bukur, e cila jo domosdoshmërisht mund të reflektojë rezultat pozitiv.

“Ne duhet të gjejmë lojën tonë të bukur, dhe jo domosdoshmërisht kjo përkthehet e fitore. Do të jem i lumtur nëse luajmë një futboll të tërhequr, edhe nëse nuk do të arrijmë të marrim rezultat pozitiv. Futbolli i tillë është, mund të luash bukur por në fund nuk merr asnjë pikë. Nuk ka skuadra të pamposhtura dhe nuk mund t’u kërkojmë futbollistëve të fitojmë me cdo kusht. Është ndeshje e fundit eliminatore dhe sigurisht që dëshirojmë ta mbyllim këtë fushatë në mënyrën më të mirë të mundshme.”

Danimarka i kërkon një favor të madh Armenisë, thjesht të mos humbasë ndaj kuqezinjve, por 42-vjecari thekson se kjo nuk është fjala e duhur për ta përdorur në sport.

“Në futboll nuk luhet për nder apo për t’i bërë favor një skuadre tjetër. Këto fjalë janë të papërshtatshme. Nëse humbasim kjo nuk do të thotë se luajtëm pa nder. Sigurisht që ne duam të fitojmë, por në një ndeshje futbolli ndikojnë faktorë të ndryshëm”.

Trajneri i Armenisë tha gjithashtu se ka mungesa të rëndësishme për arsye dëmtimesh, ndërsa lojtarë të vecantë janë jashtë formë, duke paralajmëruar ndryshime të shumta në formacionin bazë.