Holanda jashtë Europianit, kualifikohet Kroacia (Video)

  • 13 October 2015 - 23:27
Holanda jashtë Europianit, kualifikohet Kroacia (Video)

Holanda nuk do të jetë pjesë e 'EURO 2016'.

‘Tulipanët’, pësuan humbje nga Çekia në shtëpi me rezultat 3:2, duke mos arritur t’a sigurojnë as Play Off-in, pasi vendi i tretë në këtë grup i takon Turqisë.

Golat për çekët i shënuan Kaderabek, Sural dhe Van Persie(autogol), ndërsa për vendasit realizuan Huntelaar dhe Van Persie.

Në anën tjetër Kroacia e ka shfrytëzuar për mrekulli humbjen e Norvegjisë nga Italia.

Kroatët e mposhtën Maltën 1:0, për t’a siguruar kualifikimin direkt në Kampionatin Europian