Strakosha u ble nga Lazio sa një makinë e shtrenjtë, por kjo është vlera e tij

  • 26 December 2019 - 08:40
Strakosha u ble nga Lazio sa një makinë e shtrenjtë, por kjo është vlera e tij

Superkupa e Italisë ku bardhekaltërit fituan 3-1 ndaj Juventus në Doha, sipas mediave është ndërtuar falë punës së jashtëzakonshme të shqiptarit Igli Tare.

Forma ekzaltuese e Lazios në futbollin italian nuk është e rastësishme, pasi ekspertë mendojnë se politikat e mira drejtuese dhe zbulimet në merkato, e kanë kthyer ekipin roman në një thesar të vërtetë, me bazë të rinjsh që mundin edhe favoritët.

Superkupa e Italisë ku bardhekaltërit u imponuan 3-1 ndaj Juventus në Doha, sipas mediave është ndërtuar falë punës së jashtëzakonshme të shqiptarit Igli Tare.

Drejtori sportiv ka blerë ndër vite, lojtarë me shifra qesharake, që më pas kanë shumëfishuar vlerën e tyre. Por nuk është vetëm ish bomberi i kombëtares kuqezi, i vetmi shqiptar që spikat.

Platforma Mediaset ka vendosur Tomas Strakoshën si thesarin më të vlefshëm të Lazios, dhe jo pa arsye.

I blerë sa një veturë ose ndoshta më pak, portieri tani është kthyer në garanci mes shtyllave, duke shtuar dhe pretendentë për shërbimet e tij.

24 vjeçari i lindur në Athinë që luan me përfaqësuesen kuqezi, u ble për 75 mijë Euro, dhe tani vlen hiç më pak se 25 milionë Euro, minimumi i shifrës që vlerësohet në treg, e madje dhe për kaq, Lazio ka refuzuar ta shesë.

(Kosova Sot Online )