Laporta: Do të kandidoj për president të Barcelonës, e shoh edhe Piquen në atë post

  • 26 December 2019 - 09:43
Laporta: Do të kandidoj për president të Barcelonës, e shoh edhe Piquen në atë post

Ish-presidentit i Barcelonës, Joan Laporta mund të shohë mbrojtësin Gerard Pique të ulur në karrigen e të parit të klubit katalunas në të ardhmen.

Pique nuk e ka fshehur dëshirën e tij për t’u bërë president i Barçës në të ardhmen dhe Laporte e sheh mbrojtësin në atë pozitë. “Nëse unë bëhem president, nuk do të ishte keq nëse Gerard Pique do të më ndiqte si president sepse unë e shoh atë si një person ideal”, ka thënë fillimisht Laporta.

“Ai e njeh klubin, ai është një tifoz i Barcelonë, ai është një lojtar, qendërmbrojtësi më i mirë në historinë e Barcelonës dhe ka karakter dhe vullnet për të punuar”.

“Ai ka treguar se është gati”.

Laporta pranon se planifikon të kandidoj përsëri për presidencën e Barça.

“Unë e shoh veten si kandidat për t’u bërë përsëri president i Barcelonës. Nuk shoh asnjë kandidat që më pëlqen”.

“Ende ka pak kohë, megjithëse do ta paraqes veten si kandidat gjashtë muaj më parë, jam i sigurt”.

“Unë ndjek veprimet në Barcelonë dhe po përgatis një plan veprimi. Jam duke përgatitur një propozim për të ardhmen e klubit”, përfundoi Laporte.

 

(Kosova Sot Online )