Kërcënohet me jetë presidenti i klubit italian: “Zgjedh me kujdes lokalin tënd”

  • 26 December 2019 - 10:08
Kërcënohet me jetë presidenti i klubit italian: “Zgjedh me kujdes lokalin tënd”

Presidenti i Sampdoria, Massimo Ferrero, nuk po gjen paqe. Në qytetin e Gjenovës është vendosur gjatë natës një parullë kundër presidentit.

“25 dhjetor, dreka e Krishtlindjes, zgjidhe me kujdes lokalin tënd” është parulla kërcënuese karshi Ferraro.

Ai konsiderohet si përgjegjës për situatën e dobët të skuadrës së Sampdoria në kampionat dhe për mos shitjen e klubit verën e këtij viti.

Parulla kërcënuese me jetë ndaj presidentit nuk është e para karshi Ferraro që është vënë në shënjestër nga tifozët ultras.

(Kosova Sot Online)