Mediat serbe të çuditur me koalicionin shqiptar, skandali trondit Ballkanin!

  • 26 December 2019 - 11:17
Mediat serbe të çuditur me koalicionin shqiptar, skandali trondit Ballkanin!

Shqipëria e Kosova, Kupë të përbashkët për Ligën e Europës. Nga Serbia vijnë reagimet e para: Skandal që trondit Ballkanin.

Dy presidentët e federatave të futbollit të Kosovës dhe Shqipërisë, Agim Ademi dhe Armand Duka po planifikojnë të bëjnë një kupë të përbashkët, ku do të marrin pjesë skuadrat e të dyja shteteve dhe fituesi i së cilës do të luante në Ligën e Europës.

Krerët e Federatave të Futbollit të të dy vendeve, kanë menduar që emrin kësaj kupë t’ia vendosin “Nënë Tereza”.

Padyshim, që një lajm i tillë në Serbi, nuk është pritur aspak mirë. “Skandali trondit Ballkanin! Shqipëria bën një kompeticion të ri garues me klubet nga Kosova dhe kërkojnë një vend në garat europiane”, shkruan media serbe “Kurir.rs”.

Edhe pse një ide e tillë, duhet të kalojë disa stade, derisa të ketë diçka zyrtare, në Serbi kanë nisur që tani ta quajnë skandal një kërkesë të tillë.

Padyshim që nëse do të ketë zhvillime të tjera pozitive në kuadër të kësaj nisme për kupën “Nënë Tereza”, reagimet nga serbët pritet të jenë më të ashpra.

(Kosova Sot Online)