Mourinho: Klubi im kurrë s’do të jetë mbret i transferimeve

  • 26 December 2019 - 11:20
Mourinho: Klubi im kurrë s’do të jetë mbret i transferimeve

Jose Mourinho, trajneri i Tottenham, ka deklaruar se skuadra e tij nuk do të jetë asnjëherë mbret i transferimeve milionëshe në afatet kalimtare të lojtarëve. Trajneri portugez shprehet se në janar nuk do të kryejë blerje të mëdha.

Këtë verë, skuadra e Spurs bëri disa blerje, si Tanguy Ndombele, Ryan Sessegnon, Giovanni Lo Celso dhe Jack Clarke.

“Tani jam një trajner i Tottenham, e njoh profilin e klubit, njoh projektin e vizionin e tij, objektivat dhe di gjithashtu se në afatin kalimtar të janarit nuk do të bëjmë blerje të mëdha”, tha Mourinho.

“Kemi disa lojtarë që do t’i adaptojmë ashtu si duhet. Ne asnjëherë nuk do të jemi mbretërit afatit kalimtar të lojtarëve, duke synuar lojtarët e mëdhenj apo duke garuar me klubet e tjera. Do të veprojmë në mënyrë inteligjente. Jam i kënaqur me lojtarët që kam”, tha Mourinho.

(Kosova Sot Online)