Klopp i del në mbrojtje rivalit Man City: Çfarë krimi ndaj tyre

  • 26 December 2019 - 11:32
Klopp i del në mbrojtje rivalit Man City: Çfarë krimi ndaj tyre

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ndien keqardhje që klubi rival i skuadrës së tij, Manchester City, do të detyrohet t’i zhvillojë dy ndeshje në Premierligë brenda 48 orëve, duke e quajtur kriminal orarin e ngjeshur të kampionit në fuqi.

Skuadra e Pep Guardiolës do të përballet me Wolves më 27 dhjetor, para se ta presë Sheffield Unitedin më 29 dhjetor.

Trajneri i City e ka shprehur tashmë zemërimin me orarin e ndeshjeve dhe madje i ka shkruar letër Premierligës për t’u ankuar.

Derisa Liverpooli do të shpresojë që djelmoshat e Guardiolës të lëshojnë pikë përsëri në garë për titull në Premierligë, trajneri Klopp ka shprehur keqardhje për situatën në të cilën ndodhet City dhe thotë se asnjë ekip nuk duhet të detyrohet t’i luajë dy ndeshje në ligë kaq afër njëra-tjetrës.

“Nuk është në rregull, patjetër që jo. Asnjë prej trajnerëve nuk e kanë problem të luajnë në Boxing Day, por është krim të luash më 27 dhe pastaj më 29”, tha Klopp.

“Këtë vit, ne luajtëm më 26 dhe 29 dhe duket sikur pushim. I kuptoj të gjithë ata që thonë se kjo nuk duhet të ndodhë. Ata nuk qahen. Ata thjesht e thonë të vërtetën”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)