Van Persie: Asnjë kontakt me Barçën e Chelsean

  • 26 November 2015 - 11:45
Van Persie: Asnjë kontakt me Barçën e Chelsean

E ardhmja e Robin Van Persie nuk do të jetë as në Spanjë dhe as në Angli. Sulmuesi i Fenerbahce kohët e fundit është përfolur për një transferim në La Liga ose Premier League me Barcelonën dhe Chelsean që dëshirojnë kartonin e tij. Megjithatë është vet holandezi që vendos pikat mbi i përsa i përket këtyre lajmeve.

32-vjeçari deklaroi se asnjë nga këto dy skuadra nuk e ka kontaktuar apo t’i kenë paraqitur ofertë klubit turk. Në vijim Van Persie theksoi se është totalisht i përqëndruar te Fenerbahce dhe dëshiron të paraqitet sa më mirë me këtë fanellë.