Roma ultimatum Garcias, 4 sfidat e ardhshme vendimtare për trajnerin

  • 26 November 2015 - 11:57
Roma ultimatum Garcias, 4 sfidat e ardhshme vendimtare për trajnerin

Humbja e thellë me rezultatin 6-1 ndaj Barcelonës në Champions ka tensionuar jo pak ambientin romanist. Për momentin trajneri Rudi Garcia nuk është në pikëpyetje por drejtuesve verdhekuqë nuk u ka pëlqyer aspak ajo disfatë e “Camp Nou”-t dhe nëse Roma nuk arrin rezultatet e shumë dëshiruara nga tani e deri në fund të këtij viti, gjasat janë që francezi të largohet nga stoli i ekipit kryeqytetas. Në këtë mënyrë 4 ndeshjet e ardhshme ndaj Atalantës, Torinos dhe Napolit në Serinë A si dhe dueli i Championsit që do të vlejë një vend në fazën e 1/8-ave përballë bjellorusëve të Bate Borisov do të vendosin fatin e Rudi Garcias.

Ish trajneri i Lille ka përfunduar gjithashtu në qendër të kritikave nga ana e tifozëve të Romës të cilët e cilësojnë francezin si fajtorin kryesor për momentin aspak pozitiv që po kalon skuadra. Nëse rezultatet nuk vinë gjatë 20 ditëve të ardhshme dhe klubi kryeqytetas vendos të shkarkojë Garcian, atëherë alternativat për të zëvendësuar 51-vjeçarin do të ishin tre. Carlo Ancelotti nuk ka ndërmend të pranojë asnjë ofertë deri në përfundim të sezonit dhe kur ta bëjë dicka të tillë dëshira e ish trajnerit të Realit është të marrë drejtimin e një ekipi në Premier League. Në këtë mënyrë mundësitë për Romën janë ato të dy ishë-ve momentalisht të papunë si Fabio Capello dhe Luciano Spalleti ndërkohë që një tjetër opsion është edhe Walter Mazzarri.

Ëndrra e tifozëve të Romës është pikërisht ish tekniku i Rusië, Don Fabio Capello, i cili është edhe trajneri që i ka dhuruar titullin e fundit kampion skuadrës verdhekuqe në vitin 2001. Shanse të mira ka edhe Spalleti që nuk gjetur ende një ekip që pas largimit nga Zeniti. Më pak i kutuari për të marrë drejtimin e Romës gjithmonë nëse Garcia do të shkarkohet është Walter Mazzarri që aktualisht është ende nën kontratë me Interit edhe pse ka më shumë se 1 vit që është larguar nga zikaltërit.