Mediat serbe: Shqipëria mund të përjashtohet nga Euro 2016

  • 26 November 2015 - 12:22
Mediat serbe: Shqipëria mund të përjashtohet nga Euro 2016

Mediat serbe shkruajnë sot se ka filluar hetimi për shitjen e ndeshjes me Armeninë të cilën e fitoi Shqipëria dhe ku e siguroi kualifikimin për Euro 2016.

Një deklaratë e presidentit të Federatës të Futbollit Armen ka bërë që serbët të ekzaltohen nga mundësia kinse Shqipëria mund të përjashtohet nga Kampionati Evropian.

Mediat serbe shkruajnë sot se ka filluar hetimi për shitjen e ndeshjes me Armeninë të cilën e fitoi Shqipëria dhe ku e siguroi kualifikimin për Euro 2016.

Mediat serbe po bëjnë presion që hetimet të marrin hov që tani dhe “dallaverja” sipas tyre të dal në pah në mënyrë që Shqipëria të përjashtohet nga “Euro 2016”, përcjell “Indeksonline.net”.

Ruben Hajrapetjan në një konferencë për shtyp tha se disa lojtarë armenë e kanë shitur ndeshjen me Shqipërinë dhe se shpejt do ti gjejnë se kush janë ata.