Granit Xhaka mohon kalimin në Arsenal

  • 26 November 2015 - 12:48
Granit Xhaka mohon kalimin në Arsenal

Granit Xhaka ka mohuar një largim të mundshëm nga Borussia Monchengladbach, pas fjalëve të fundit se mund të kalojë në Arsenal.

Pas lëndimit të Francis Coquellin në ndeshjen kundër West Bromwich Albion, është raportuar se trajneri francez i klubit londinez, Arsene Wenger e dëshiron futbollistin me prejardhje shqiptare në skuadrën e tij.

Por që vet Xhaka thuhet se nuk dëshiron të largohet nga klubi gjerman pa e përfunduar kontratën aktuale.

Kujtojmë se dje në ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes skuadrës gjermane dhe Sevillas ishin të pranishëm në mesin e shumë skautëve edhe ata të Arsenalit dhe Chelseat.