Zyrtare: Stuttgart shkarkon trajnerin Zorniger

  • 26 November 2015 - 12:52
Zyrtare: Stuttgart shkarkon trajnerin Zorniger

Vfb Stuttgart ka konfirmuar se ka shkarkuar trajnerin gjerman, Alexander Zorniger.

Ky i fundit kishte marrë drejtimin e skuadrës gjatë verës së kaluar.

Por nuk bëri ndonjë ndryshim në skuadër pasi klubi gjendet po në të njëjtin vend si në sezonin e kaluar, përkatësisht në pozitën e 16-të të renditjes tabelore të Bundesligës.

Përkohësisht vendin e trajnerit të parë do ta zërë trajneri i U21, Jurgen Krammy, kurse si alternativë për trajner të ri mendohet holandezi, Jos Luhukay.