Lëndohet Varane

  • 27 November 2015 - 15:53
Lëndohet  Varane

Real Madrid ka publikuar një komunikatë.

Ajo nuk ka të bëjë asgjë me trajnerin nën presion Rafael Benitez.

Por, “Los Blancos” kanë njoftuar se qendërmbrojtësi Raphael Varane ka pësuar një lëndim.

Klubi nuk ka sqaruar se për sa kohë do të mungojë francezi.

Mirëpo, e përditshmja sportive madrilene “Marca” beson se Varane do të mungojë për rreth tri javë.