Alfonso: La Liga më e forta

  • 28 November 2015 - 16:15
Alfonso: La Liga më e forta

Ish sulmuesi i Barcelonës dhe Real Madridit Alfonso, mendon se La Liga është liga më e forta në botë.

La Liga është bërë më e fortë se kurrë. Kështu mendon ish sulmuesi i Barcelonës dhe Real Madridit, Alfonso.

Ai ka deklaruar se lojtarët si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Luis Suarez dhe Neymar e kanë shndërruar La Ligën në ligën më të fortë në botë.

“Futbollistët më të mirë në botë janë të gjithë në Spanjë: Messi, Ronaldo, Neymar, Suarez, Bale, James”, deklaroi Alfonso për Goal.com

“Tifozë nga mbarë bota e ndjekin futbollin spanjoll dhe kjo sjell shumë para duke u mundësuar skuadrave të transferojnë futbollistët më të mirë”, theksoi ai.