Abrashi në formacionin më të shtrenjtë, i gjashti në renditje

  • 28 November 2015 - 17:04
Abrashi në formacionin më të shtrenjtë, i gjashti në renditje

Amir Abrashi është bërë pjesë e kampionatit të Bundesligës së dytë gjermane në fillim të këtij sezoni.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare është pjesë e Freiburgut, ekipi që momentalisht kryeson klasifikimin.

Megjithatë, në një shkrim të mediave gjermane, statistikat tregojnë se shqiptari është pjesë e formacionit më të shtrenjtë të kampionatit.

Në bazë të vlerave aktuale të kartonit të gjithsecilit, është bërë edhe një renditje e 11 futbollistëve më të vlerësuar të Kategorisë së Dytë në futbollin gjerman.

Me një vlerë prej 2.25 milionë eurosh të kartonit të tij, Abrashi është lojtari i gjashtë në këtë renditje.

Sipas përllogaritjeve, vlera e përgjithshme e 11-shes më të shtrenjtë të këtij kampionati është 27 milionë e 900 mijë euro.

Mesfushori i Kombëtares kuqezi ka shënuar tri herë në 15 takime që është aktivizuar.