Klauzolë e lartë në kontratën e re të Robertos

  • 28 November 2015 - 23:20
Klauzolë e lartë në kontratën e re të Robertos

Barcelona është duke planifikuar ta vendosë një klauzolë të lartë në kontratën e re të Sergi Robertos.

Katalunasit dëshirojnë ta mbajnë me çdo kusht mesfushorin që është produkt i akademisë së klubit, mirëpo edhe në rast se largohet nuk dëshirojnë ta lënë të shkojë për një çmim të lirë.

Klauzola aktuale e Robertos është 30 milionë euro, ndërsa Barça planifikon që ta ngris këtë shifër në kontratën e re të mesfushorit.

Robertos gjithashtu do t’i ngritet paga nga 1.5 milionë në 2 milionë euro, ndërsa me kontratën e re ai do të mbetej në ‘Camp Nou’, deri në vitin 2019, transmeton SkySports nga Marca.