Enrique befason me deklaratën e tij për MSN

  • 28 November 2015 - 23:25
Enrique befason me deklaratën e tij për MSN

Luis Enrique ka thënë se MSN nuk është e lumtur nëse nuk shënojnë të gjithë gol.

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka thënë se nëse Leo Messi, Suarez dhe Neymar nuk shënojnë, atëherë nuk janë të lumtur.

Ai tha se golat vijnë natyrshëm, por insistoj se ata dëshirojnë të shënojnë në çdo ndeshje.

“Kur ndeshja është e zgjidhur, të gjithë dëshirojnë të shënojnë. Golat vijnë natyrshëm. Ata bashkëpunojnë shumë njëri me tjetrin, por nëse nuk shënojnë të tretë, atëherë nuk janë të lumtur”, tha Enrique pas fitores ndaj Sociedadit.

Ai po ashtu tha se kjo nuk është Barcelona më e mirë, pasi ata do të përmirësohen ende deri në fund të kampionatit.