Benitez i kënaqur me Ronaldon

  • 29 November 2015 - 21:24
Benitez i kënaqur me Ronaldon

Benitez ka deklaruar se është i kënaqur me paraqitjen e Cristiano Ronaldos ndaj Eibarit, përkundër rasteve të lëshuara nga portugezi.

“Ronaldo shënoi përsëri.  Ai pati një numër rastesh dhe jam i kënaqur me paraqitjen e Ronaldos”, tha Benitez.

“Të gjithë luajtën rol në këtë fitore. Të gjithë punuam shumë dhe dua të theksojë se ishte një fitore ekipore. Jemi të bashkuar”, shtoi spanjolli.

Real Madris shënoi fitore ndaj EIbarit në udhëtim me rezultat 2 me 0, me golat e shënuar nga Bale dhe Ronaldo nga penalltia.