Carvajal mungon një muaj

  • 01 December 2015 - 16:41
Carvajal mungon një muaj

Real Madrid po vazhdon të përballet me lëndimin e vazhdueshëm të lojtarëve.

Dani Carvajal i është shtuar listës së mbrojtësve të lënduar për Real Maridin.

Carvajal do të mungojë për një muaj për shkak të një dëmtimi në muskul, shkruan Marca.

Përveç tij ‘Los Blancos’, janë edhe pa dy mbrojtësit e tjerë Ramos dhe Varane, ndërsa Benitez mund të llogarisë vetëm në Nachon, Danilon, Pepen dhe Arbeloan.