Enrique: Ramos ka të drejtë

  • 01 December 2015 - 16:50
Enrique: Ramos ka të drejtë

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka thënë se Sergio Ramos ka të drejtë në deklaratën e tij se dominimi i Barcelonës nuk do të zgjasë përgjithmonë.

Ramos kishte deklaruar se asgjë nuk zgjat përgjithmonë, duke aluduar në dominimin e Barcelonës në La Liga, ndërsa trajneri i katalunasve ka thënë se mbrojtësi spanjoll ka të drejtë.

“Ekipet punojnë në periudha, askush s’do të fitojë përgjithmonë. Tani është koha jonë dhe le të shpresojmë që të zgjasë sa më shumë që të jetë e mundur”, tha Enrique.

“Është logjike që gjërat do të përfundojnë, por lojtarët po punojnë shumë në mënyrë që kjo të zgjasë”, theksoi ai.