Alonso flet për të ardhmen

  • 01 December 2015 - 20:57
Alonso flet për të ardhmen

Mesfushori spanjoll, Xabi Alonsoo ka thënë se është i lumtur në Bayern Munich, por ende nuk e di se ku do të luaj edicionin e ardhshëm.

Alonso ka kontratë deri në fund të këtij edicioni me skuadrën gjermane dhe për të janë të interesuara shumë skuadra, sidomos ajo e Liverpoolit.

“Për momentin jam i fokusuar në Bayern. Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por shpresoj që do ta dijë shumë shpejtë. Familja ime po ndjehet mirë, është përshtatur në Munich dhe ne jemi shumë të lumtur”, tha Alonso për Goal.com.

Ai po ashtu foli edhe për ish skuadrën e tij Real Madridi dhe për humbjen turpëruese nga Barcelona, ku tha se edicioni është i gjatë dhe se ata ende kanë mundësi që ta fitojnë La Ligan.