Man Utd mund të bëhet kampion

  • 07 February 2016 - 11:26
Man Utd mund të bëhet kampion

Michael Carrick beson se Manchester United ende mund ta fitoj titullin në Premierligë këtë sezon

Manchester United gjendet në vendin e pestë në renditjen tabelore me 40 pikë të tubuara, 13 më pak sesa lideri i Premierligës, Leicester City që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Pavarësisht kësaj diference, Michael Carrick beson se Manchester United ende mund ta fitoj titullin në Premierligë këtë sezon

“A mund ta fitojmë titullin? Unë mendoj se ne mund ta bëjmë këtë. Unë jam realist, nëse ne vazhdojmë me fitore, atëherë ne i japim vetes një shans. Nëse ne nuk fitojmë atëherë ne do të mbesim mbrapa”, ka deklaruar ai.

Manchester United sot është mysafire e Chelseas. Kjo ndeshje do të luhet nga ora 17:00 në Stemford Bridge.

(Kosova Sot)