Smalling: John Terry është një shembull që duhet ndjekur

  • 07 February 2016 - 13:37
Smalling: John Terry është një shembull që duhet ndjekur

Mbrojtësi i Manchester United, Chris Smalling beson që kapiteni i Chelseat John Terry është njëri prej mbrojtësve më të mirë në botë, andaj duhet të ndjekim modelin e tij.

35-vjeçari ka qenë pjesë e Chelseat gjatë gjithë 18-vjetëve si lojtar profesionistë, përveç një magjie të shkurtër si lojtari i huazuar në Nottingham Fores, por ai ka bërë të ditur se do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni.

Smalling dhe Terry do të kenë një përballje këtë ditë, ku dy skuadrat e tyre takohen mes veti, e ylli i Unitedit e ka përshëndetur ish-kapitenin e Anglisë, si një nga mbrojtësit më të mirë në botë.

“Kushdo që dëshiron të jetë një qendër mbrojtës duhet të ndjek modelin e John Terryt. Cdo mbrojtës pajtohet me këtë. John kurrë nuk ka pasur një lojë të ashpër, ai gjithmonë ka qenë në vendin e duhur për cdo situat”, tha 26-vjeçari për “Daily Mirror”.

Ai gjithashtu ishte i befasuar me deklaratën e Terryt për largimin nga Stamford Bridge.

(Kosova Sot)