Zyrtare: Zouma humb kampionatin evropian

  • 08 February 2016 - 19:37
Zyrtare: Zouma humb kampionatin evropian

Mbrojtësi i Chelseat, Kurt Zouma do të humbasë pjesën tjetër të sezonit dhe evropianin “France 2016”, pasi ka dëmtuar ligamentet në gju.

Francezi shtatgjatë është lënduar në barazimin e së dielës kundër Manchester United me rezultat 1-1.

"Ekipi mjekësor i Chelsea Football Club ka diagnostikuar se Kurt Zouma ka pësuar një dëmtim në ligament gjatë lojës së djeshme të Ligës Premier kundër Manchester Unitedit”.

“Kurt do t'i nënshtrohet një operacioni në 48 orët e ardhshme dhe pritet të jetë jashtë fushave të blerta për rreth gjashtë muaj", shkruan në njoftimin e skuadrës angleze.
Kujtojmë se në këtë formë francezi nuk do të paraqitet kundër Kombëtares shqiptare në evropianin e futbollit "France 2016". 

(Kosova Sot)