Mavraj lider i mbrojtjes

  • 08 February 2016 - 19:58
Mavraj lider i mbrojtjes

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë që aktivizohet në Bundesligën gjermane me skuadrën e FC Koln, Mërgim Mavraj, regjistroi dje ndaj Hamburger SV, ndeshjen e tij të dytë radhazi si titullar për këtë vit të ri kalendarik. FC Koln arriti një barazim të vlefshëm në shifrat 1-1, në transfertë ndaj Hambrugut. Qëndermbrojtësi i Kombëtares Kuqezi, Mavraj dëshmoi edhe një herë se ka kaluar plotësisht dëmtimin e vuajtur për një kohë të gjatë, madje për tu rikthyer shumë më i fortë se përpara. Në përfundim të ndeshjes, Mavraj u vlerësua mes 4 lojtarëve më të mirë të FC Koln. Performanca e shqiptarit u votua me notën 7.3, mes të tjerave, më së shumti për numrin e lartë të dueleve të fituara ndaj kundërshtarëve, plot 9 nga 10 në total.

 

(Kosova Sot)