Icardi largohet nëse Interi mbetet jashtë Champions-it

  • 08 February 2016 - 20:01
 Icardi largohet nëse Interi mbetet jashtë Champions-it

Ashtu siç është shkruar shpesh muajt e fundit, Mauro Icardi mund të jetë lojtari që është zgjedhur për t’u sakrifikuar nga Interi në rast se nuk do të kualifikohen në Ligën e Kampioneve. “Gazzetta dello Sport” bëri me dije se 22-vjeçari mund t’i ketë kërkuar vetë largimin eprorëve në rast se zikaltrit nuk do të kualifikohen në kompeticionin më të rëndësishëm për klube. Interi nuk do ta ketë të vështirë që të privohet prej kartonit të argjentinasit, pasi gjatë merkatos së janarit ka marrë shumë oferta nga Anglia. Liverpooli dhe Arsenali prej kohësh kanë shprehur interes për shërbimet e “bomberit” që numëron 51 gola të shënuar në Serinë A. Në këtë repart, Interi është i plotësuar, pasi, përveç Icrdit, luajnë edhe Jovetiç, Ljajiç, Perisiç, Eder dhe Biabiani.

(Kosova Sot)