Skandal te Hannover-i

  • 08 February 2016 - 20:07
Skandal te Hannover-i

Tre djem të rinj që luajnë në Bundesliga-U19 me Hannover 96 deshën të grabisnin një sallë të madhe lojërash në qytetin e Hannover-it. Vetëm gjatë momentit të fundit ata janë kthyer nga rruga, por prapëseprapë u kapën. Drejtori teknik i Hannover e konfirmon këtë lajm për gazetën BILD: “Ka ndodhur me të vërtetë, jemi në dijeni të çdo gjëje.Tre talentet e klubit gjerman (dy 18 vjeç dhe njëri 19) kishin vidhosur një targë false te makina e tyre, kishin veshur maska të zeza dhe kishin me vete edhe një pistoletë me gaz e cila vetëm bën zhurmë. Por teksa po shkonin për te salla e lojërave iu është prishur mendja. Teksa janë kthyer nga rruga, parkimi i gabuar afër shtëpisë ka bërë të dyshojë policinë. Përveç kësaj ata kishin harruar edhe të hiqnin targën false të makinës”, ka thënë drejtori teknik i Hannover-it, Bgader . Hannover 96 i ka pezulluar lojtarët.

(Kosova Sot)