Sportistët amerikanë nuk udhëtojnë në Rio?

  • 09 February 2016 - 09:33
Sportistët amerikanë nuk udhëtojnë në Rio?

Komiteti Olimpik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës u ka bërë një kërkesë formale të gjithë atletëve të saj që të rishqyrtojë vendimin për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike në Rio- de- Janeiro. Vendimi u mor në një takim të Komitetit Olimpik dhe federatave, duke vënë në dukje se asnjë atlet amerikan nuk ka nevojë që të udhëtojë në Brazil nëse nuk ndjehen të sigurt, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Arsyeja është epidemia e virusit Zika, i cili është përhapur në 33 vende, kryesisht në Amerikën Jugore dhe Qendrore. Zika kujtojmë shkakton anomali në foshnjat.

“Një nga gjërat që neve na është kërkuar menjëherë është që sportistet, të cilat janë shtatzëna ose planifikojnë të jenë në të ardhmen, nuk duhet të shkojnë në Rio, pavarësisht se janë në listën e pjesëmarrësve apo jo të Lojërave. Askush nuk është i detyruar të shkojë nëse mendon se ndihet i kërcënuar nga virusi dhe mund të ndikojë në shëndetin e tyre”, ka deklaruar Donald Anthony, president i Federatës amerikane të Shpatave.

Vlen të theksohet se atletët amerikanë në Lojërat Olimpike të Londrës fituan më së shumti medalje dhe ky do të ishte një dëm i madh për organizatorët e ardhshëm, përkatësisht për shtetin e Brazilit.

(Kosova Sot)