Barcelona shet Turanin për 100 milionë euro
Duket e pabesueshme, por Arda Turan mund të largohet nga Barcelona, pas përfundimit të këtij sezoni.
E përditshmja turke “Haberturk” shkruan se një klub nga Kina është i gatshëm të paguajë 100 milionë euro për transferimin e mesfushorit të gjigantit katalan me një kontratë pesëvjeçare me vlerë prej po aq, 100 milionë eurosh.
Turan iu bashkua Barcelonës në verën e vitit të kaluar nga Atletico Madrid, por nuk kishte të drejtë që të debutojë me skuadrën e re deri në janar.
(Kosova Sot)